Intervistë me zv.ministrin e mbrojtjes, Bashkim Hasani: Мodernizimi, prioritet për mbrojtjen!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2022 10:06

Zëvendësministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani në intervistën ekskluzive për rrjetin më të madh të mediave online në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Flaka Media Group, jep detale të rëndësishme për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Hasani flet për përparësitë dhe përgjegjësitë që ka Maqedonia e Veriut nga anëtarësimi në Aleancën Veritalantike, ndërsa tregon përfaqësimin e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në radhët e Armatës.

“Në këto kohë pasigurie dhe krize, NATO po tregon unitet dhe vendosmëri për të mos lejuar që veprimet ushtarake të përhapen në shtetet anëtare, ndërsa siç dihet, Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit, parasheh që një sulm ndaj një aleati, konsiderohet sulm mbi të gjithë aleatët – çdo aleat është i përkushtuar pa mëdyshje ndaj tij”, thotë mes të tjerash Hasani në pyetjen se çka përfitoi shteti dhe shoqëria jonë nga anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike.

 Zëvendësministri i mbrojtjes, Bashkim Hasaniit ekskluzivisht për lexuesit tanë ndanë fotografinë familjare me pemën e Vitit të Ri. Intervistën do të mund ta lexoni me 30 dhjetor në në Flaka, Gostivari Sot, Lobi, Observeri dhe portalin më të ri të Flaka Media Grup që do të lanqohet me rastin e ndërrimit të motmoteve. Redaksia Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2022 10:06