Intervistë me Valdet Xhaferin: Politika, mundësi e përkyer për të qenë në shërbim të komunitetit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Dhjetor, 2022 23:47

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar Valdet Xhaferi, në intervistën ekskluzive të fundvitit për Flaka Media Group, flet për politikën, udhëheqjen me degën e Gostivarit, institucionin që drejton dhe karrierën e tij.

Xhaferi shpreh bindjen që politika është art i së mundshmesh dhe një mundësi ideale për të qenë në shërbim të komunitetit, dhe jo e kundërta.

“Në skenën politike defilojnë personalitete të ndryshme që lejnë gjurmë për të mirë apo për të keq, dhe kjo varret nga individi. Përgjegjësia është individuale dhe çdo kush duhet të mban llogari për veprimet e veta. Politika është art i së mundshmesh dhe një mundësi e përkyer për të qenë në shërbim të komunitetit, dhe jo e kundërta. Ne në organizatën tonë e kemi kuptuar drejt këtë parim dhe nga pozicioni ku jemi mundohemi që ta dëshmojmë të kundërtën e asaj që thuhet për politikën dhe politikanët. Ndaj bindjen që në politikë ka besë dhe politikanit mund t’i besohet pa asnjë dilemë”, shprehet Xhaferi në Intervistën me kryeredaktorin Driton Zenku.

FLAKA: Premtuat që do të respektohet struktura e partisë dhe se Këshillat Vendore do të kenë rol vendim-marrës. Gjashtë muaj pasi morët timonin e degës, çka mund të flisni në këtë drejtim. Drejtoni vet ose bashkëdrejtoni me të stukturat e partisë, përfshi edhe kryesinë e degës? 

Valdet XHAFERI: Sërish do të kthehem tek pyetja dhe përgjitha e parë e intervistës.Këshillat Vendore, kryesia, Forumi i Gruas, Forumi Rinor, e gjithë struktura duhet të ndjehen të përfaqësuar, dhe këtë e bëjmë për çdo ditë dhe për çdo rast. Një njeri nuk mund të jetë i gjithëdijshëm dhe të merr përsipër çdo gjë. Nuk mund të dijë unë më mirë se sa vetë Këshilli Vendor i ndonjë vendbanimi për kërkesat dhe nevojat e tyre. Jemi në konsultim të vazhdueshëm për çdo lëvizje. Nga pozicioni që mu besua nga anëtarësia e organizatës sonë polike, po mundohem të jemë një balansues i mirë i punëve. Tentojmë që të mos përjashtojmë apo anëshkalojmë asnjë Këshill Vendor dhe mendoj që i kemi dhënë kahje kësaj pune.

Intervistën e plotë me kryetarin degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi do të mund ta lexoni me 31 dhjetor në Flaka, Gostivari Sot, Lobi, Observeri dhe portalin më të ri të Flaka Media Grup që do të lanqohet me rastin e ndërrimit të motmoteve. Redaksia Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Dhjetor, 2022 23:47