Intervistë me drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Elmedin Asani
Në intervistën ekskluzive për Flaka Media Group me rastin e ndërrimit të motomoteve, drejtori i ISHP Klinika Universitare e Kirurgjisë së Fëmijëve në Shkup, Elmedin Asani bën me dije që nga 1 Janar 2022 dhe deri më tani në këtë qendër janë pranuar dhe trajtuar 5116 pacientë nga të cilët janë operuar 1843 prej tyre.
Asani flet edhe për zbatimin e gjuhës shqipe në institucionin që drejton.
“Në bashkëpunim me Agjensionin e zbatimit të gjuhës, kam punësuar përkthyes të çertifikuar nga i njëjti institucion dhe çdo dokument është në dy gjuhë, por ngel që edhe pjesa e “Termini im” të rregullohet në dy gjuhë”, thotë Asani, duke shtuar që shërbimi Termini im nuk është në kompetencë të Klinikës.
Intervistën e plotë me drejtorin e SHP Klinika Universitare e Kirurgjisë së Fëmijëve në Shkup, Elmedin Asani që e zhvilloi kryeredakori Driton Zenku, do të mund ta lexoni me 29 dhjetor në në Flaka, Gostivari Sot, Lobi, Observeri dhe portalin më të ri të Flaka Media Grup që do të lanqohet me rastin e ndërrimit të motmoteve. Redaksia Flaka