Intervistë me deputeten Arta Bilalli Zendeli: Në raport me studentët nuk ka ndryshuar asgjë
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Arta Bilalli Zendeli në intervistën e fundvitit për Flaka Media Group, mes tjerash flet për jetën politike, atë akademike si profesoresh në UT, dhe shumë aktualitete të tjera socio-politike.
Për mua postet janë përgjegjësi dhe besim por nuk mendoj se posti e bën njeriun, por a contrario njeriu e bën postin, thotë deputetja Bilalli Zendeli, e cila pyetet edhe për raportetet me studentët tani që ka hyrë në politikë.
“Në raport me studentët nuk ka ndryshuar asgjë. Ka nga ato studente- dua t`i veçoj gjininë femërore që duan të flasin me mua për mënjanimin e pengesave të rrugëtimit tim, a e kam pasur lehtë, a më ka përkrahur familja, etj. dhe unë vazhdimisht flas me to me qëllim që t`i motivoj e të zëvendësohemi me gra e vajza të afta e të përkushtuara. Thjeshtë, dua t`i motivoj të ëndërrojnë për t`i arritur majat e karrierës dhe t`i bindi se nuk ka pengesë të pakapërcyeshme. Gjatë kësaj, qëllimisht, vazhdimisht ua përsëris se kur kam qenë studente kam mësuar edhe nga 10 apo 12 orë në ditë, që ta bëjnë të njejtën dhe të mos mendojnë se gjërat e mira arrihen lehtë”, shprehet deputetja Bilalli Zendeli.
Intervistën e plotë me deputetetn Arta Bilalli Zendeli që e zhvilloi kryeredaktori Driton Zenku, do të mund ta lexoni me 30 dhjetor në Flaka, Gostivari Sot, Lobi, Observeri dhe portalin më të ri të Flaka Media Grup që do të lanqohet me rastin e ndërrimit të motmoteve. Redaksia Flaka