Intervistë eksluzive, Ilire Dauti: Mendimi ndryshe nuk duhet të kuptohet si “armiqësi”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Dhjetor, 2022 10:56

Një nga akterët femra të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, deputetja e Aleancës për Shqiptarët – ASH, Ilire Dauti, në intervistën eksluzive për Flaka Media Group me rastin e ndërrimit të motmoteve, jep përgjigje për shumë pyetje e dilema mbi akutalitetin politik në vend.

Deputetja Dauti flet për profesionin e mësimdhënies dhe detyrën e deputetes, ndërsa thotë që mënyra si kanë ecur punët në arsim e ka bërë të mendoj që për të dalur në pah më shumë rezultatet e punës së çdo mësimdhënësi nevojitet kyçje sa më e madhe e intelektualve në jetën politike, që të mund të ndikohet në cilësinë e reformave të cilat duhet të bëhen në nivel qendror.

Duke folur për raportet e deputetëve në Kuvend, Dauti thotë që: “Mendimi ndryshe nuk medoj se duhet të kuptohet si “armiqësi” as nga foltorja e Kuvendit as jashtë saj. Sidomos nuk është problem kur nuk ke qëndrim ndryshe në foltore e ndryshe jashtë saj”.

Intervista me deputeten e Aleancës për Shqiptarët – ASH, Ilire Dauti, do të publikohet me 29 dhjetor në Flaka, Gostivari Sot, Lobi, Observeri, Korrektori dhe portalin më të ri të Flaka Media Grup që do të lanqohet me rastin e ndërrimit të motmoteve. Redaksia Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Dhjetor, 2022 10:56