Intervistë ekskluzive me moderatoren Aida Ziberi. Një ditë në politikë? Ajo ka përgjigje!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Dhjetor, 2022 09:27 Updated

Moderatorja Aida Ziberi do të jetë pjesë e listës së gjatë të intervistave të fundvitit në rrjetin më të madh të mdiave online në gjuhën shqipe “Flaka Media Group” në Maqedoninë e Veriut.

Në intervistën ekskluzive për “Flaka Media Group”, Aida let për sukseset e saj të deritanishme, shpalos planet për vitin 2023, ndërsa që tregon edhe shumë detale të tjera për jetën dhe karrierën.

Janë mbi 100 emisione të drejtpërdrejta në studio, shumë intervista dhe ngjarje të ndjekura në teren vetëm gjatë vitit 2022. Aida pyetet nëse në një të ardhme a do të jetë në politikë.

E nisi rrugëtimin e saj në Tv Toska të Shkupit në emision për fëmijë, pastaj nga viti 2008 deri në vitin 2011 ishte prezantuese në TV Era, për të vijuar pastaj në TVM2 për gati nëntë vite. Janë mbi 10 vite para ekranit dhe në asnjë moment e mërzitshme për shikuesin, mbase ky është sekreti i Aida Ziberit si moderatore emisionesh.

Janë 24 pyetje të intervistës sonë me Aidën, e cila me modesti dhe sinqiritet përgjigjet.

Intervista me Aida Ziberin do të publikohet me 31 dhjetor në FlakaGostivari SotLobiObserveriKorrektori dhe portalin më të ri të Flaka Media Grup që do të lanqohet me rastin e ndërrimit të motmoteve. Redaksia Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Dhjetor, 2022 09:27 Updated