Intervista e parë e Taravarit si lider: Nuk bëjmë pjesë tek ato parti që bën çfarëdo lloj koalicioni!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Dhjetor, 2022 12:12

Intervistën e parë ekskluzive pas zgjedhjes në krye të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari e ka dhënë për Agjencinë e lajmeve Flaka. Në intervistën që do të publikohet me rastin e ndërrimit të motomoteve, Taravari flet për politikën, familjen dhe profesionin e tij.

Në pyetjen nëse në vitin 2023 do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare, sërish në koalicion apo do garoni të vetëm, Taravari me përgjigje: Asnjë parti nuk niset të garojë e koalicionuar. Zgjedhjet nuk janë llogari numrash, fushata është çështje kauzash, idealesh, vizioni.

“Koalicionet janë matematikë që të imponon sistemi, dhe e them me krenari që ne nuk bëjmë pjesë tek ato parti që bën çfarëdo lloj koalicioni”, thotë Taravari në intervistën ekskluzive për gazetarin Abedin Bilalli.

Pas zgjedhjes suaj kryetar i ASH-së theksuat se nëse merrni ofertë për në Qeveri do të organizoni referendum brenda partiak për këtë çështje. Pse keni vendosur për një vendim të tillë, keni pasiguri për një hap të tillë, Taravari me përgjigje: “Përkundrazi, jam i sigurtë në bindjen time se partia duhet respektuar, çdo anëtar i saj duhet të ketë të drejtën e shprehjes dhe zgjedhjes, ndaj referendumi brenda partiak nuk është gjë tjetër veçse shenjë demokracie dhe hap i natyrshëm në ASH”.

Intervistën e plotë me liderin e ASH, Arben Taravari që e zhvilloi gazetari Abedin Bilalli, do të mund ta lexoni me 31 dhjetor në në Flaka, Gostivari Sot, Lobi, Observeri dhe portalin më të ri të Flaka Media Grup që do të lanqohet me rastin e ndërrimit të motmoteve. Redaksia Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Dhjetor, 2022 12:12