Interesim i madh për vaksinim kundër gripit, Gostivarit i ndahen 1.000 doza!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2022 09:04

Interesim i madh për vaksinim kundër gripit,  Gostivarit i ndahen 1.000 doza!

Filloi vaksinimi kundër gripit sezonal. Prioritet kanë personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri 5 vjeç. Të interesuarit pa mos u paraqitur në faqen vakcinacija.mk, nuk mund të imunizohen. Ata që kanë aplikuar njoftohen për kohën me SMS porosi përmes sistemit “Termini im”.

Në Gostivar, vaksinimi kryhet te Qendra për Shëndet Publik. Epidemiologia, Bllagorodna Mishkoska Vojnoska nga kjo qendër tha se vaksinat për grupet e lart-përmendura janë pa pagesë, megjithatë kategoritë e tjera të qytetarëve që dëshirtojnë të imunizohen, mund të vaksinohen me pagesë. Gostivarit sivjet i janë ndarë 1.000 vaksina.

Mjekët garantojnë se vaksian është e sigurt dhe nuk shkakton asnjë komplikim.

Personat që janë vaksinuar kundër kovid 19, pa ndonjë diferencë kohor mund të imunizohen menjëherë edhe kundër gripit.

Interesimi i gostivarasve për t’u imunizuar kundër gripit që në ditën e parë ishte shumë i madh. Nga nisja e aplikimit të vaksinave, për një orë e gjysëm ishin imunizuar 53 persona, prej tyre dy me vaksina komerciale. Ata thonë se vaksina i mbron nga gripi nga përvoja e viteve të kaluara. Apelojnë, sidomos më të moshuarit të vaksinohen kundër gripit nëse dëshirojnë të mbrojnë shëndetin e tyre.

Aktualisht shteti ka siguruar 40.000 doza vaksina kundër gripit pa pagesë. Sipas kërkesave, ashtu do të shpërndahen nëpër qytete. Vetëm për sot ka pasur 27.000 persona që kanë aplikuar. Vaksinat komerciale kushtojnë 800 denarë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2022 09:04

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...