Institucionet me përgjigje të ndryshme. Thellohen dyshimet për skandalin “Vjedhësit serik” në Gostivar!
I dënuari me tre vite burg për vjedhje serike dhe dy vite të tjera nga një vepër tjetër kriminale, Idajet Ahmedi nga Gostivari, ka arritur të shmang institucionet e shtetit dhe të udhëton drejt Gjermanisë, ku dhe ka arritur të marrë leje qëndrimi, respektivisht “aufenthaltskarte” me leje skanimi deri me 26.11.2023, shkruan Agjencia e lajmeve Flaka

Derisa shtetasi Idajet Ahmedi ka arritur të shmang vuajten e dënimit dhe ka fituar leje qëndrimi në shtetin gjerman, institucionet kompetente hedhin topin tek njëra tjetra për përgjegjësi.


Nga gjykata themelore e Gostivarit pohojnë që vendimi i Gjykatës themelore të Gostivarit është e plotfuqishme dhe se është inicuar përmbarimi i së njëjtës.
“Në lidhje me kërkesën tuaj e cila ka lidhje me procedurën penale kundër personit Idajet Ahmedi nga Gostivari me numër lënde K.Nr 247/21 ju njoftojmë që vendimi K.Nr 247/21 nga data 22.06.2021 e Gjykatës themelore të Gostivarit është e plotfuqishme dhe ndaj të njëjtit është inicuar për përmbarimin e sanksonit. Në vijimi është procedura për zbatim të vendimit të plotfuqishëm”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kryetarit të Gjykatës themelore të Gostivarit, Ejesa Aliji të dërguar në redaksi.
Por konstatimi i tillë i kryetarit të gjykatës nuk përkon me përgjigjen e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, na ku thonë se nuk kanë pranuar asnjë urdhër-vendim (gjyqësor) me aktgjykim të plotfuqishëm dënues, për ndalimin apo privim nga liria për personin I.A. (30) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit.
“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, sipas njohurive analitike që disponon lidhur me personin e përmendur në kërkesën tuaj, informon dhe konfirmon se nuk është lëshuar urdhër-arrest lokal apo ndërkombëtar. SPB , po ashtu thekson, se nuk ka pranuar asnjë urdhër-vendim (gjyqësor) me aktgjykim të plotfuqishëm dënues, për ndalimin apo privim nga liria për personin I.A. (30) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit. Kështu që, SPB Tetovë nuk ka pasur mundësi dhe hapsirë ligjore, gjegjësisht parakusht, që ti kufizoj lëvizjen, apo ta ndalojë personin me urdhër gjyqësorë dhe ta dërgojë në institucionin përkatës penal”, deklaruan nga SPB – Tetovë për Agjencinë e lajmeve Flaka.
Derisa zgjat komunikimi në distancë mes dy institucioneve kompetente, i nxitur nga redaksia Flaka, lindin dilema të shumta se ku ngeci procedura për zbatimin e vendimit gjyqësor, respektivisht marrjen e dokumentave të udhëtimit, shpalljen e flet-arrestit dhe zbatimin e vendimit gjyqësor, respektivisht arrestimin dhe dërgimin në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues për vuajte të dënimit me burg.
Skandali thellohet nga fakti që për të aplikuar për leje qëndimi në shtetin gjerman të nevojshme janë dy vërtetime gjyqësore, njëra se ndaj personit nuk ka ndjekje penale, dhe tjera që ndaj personit nuk ka pasur dënim me burg për vepra kriminale. Që të dyja vendimet e lartëpërmendura janë nxjerrë nga Gjykata themelore e Gostivarit, nga ku thonë që vendimi është i plotfuqishëm. Parashtrohet pyetja se si kaloi filtrin dhe marrjen e vërtetimeve një person që ka venim të plotfuqishëm për dënim me burg, madje me pesë vite burgim në dy vepra të ndara.
Një tjetër opsion që bie nga kombinimi është falsifikimi i dukumentave të udhëtimit apo largimi ilegal nga shteti, pasi që leja e qëndrimit “aufenthaltskarte” është dhënë me të njejtin emër dhe adresë banimi në RMV. Për pasojë, nuk ka mundësi që personi në fjalë me dokumenta falso apo lëvizje ilegale të arrijë deri tek leje e qëndrimit, nga fakti që dy nga kërkesat e patjetërsueshme të aplikimit për leje qëndimi në shtetin gjerman janë edhe vërtetimet se ndaj palës nuk ka ndjekje penale dhe i njëjti nuk ka qenë i dënuar pelalisht në të kaluarën.
Agjencia e lajmeve Flaka vazhdon të ndjek rastin dhe në ditët në vijim dhe do të sjell qëndime të ekspertëve jurudik dhe qëndime nga institicionet kompetente, përfshi edhe instantac më të larta gjyqësore. Flaka
Lexo rreth lajmit:
Skandali me vjedhësit serik, Policia demanton Gjykatën: Nuk është lëshuar urdhër-arrest!
Skandali me vjedhësin serik, përgjigjen nga Gjykata themelore e Gostivarit | DOKUMENT
Vjedhësi serik. Si po kyeshin grabitjet dhe ku përfundonin gjësendet e vjedhura?
Grabiti 57 familje dhe u dënua me 3 vite burgim. U largua nga shteti dhe jeton në Gjermani!
U kap nga Policia dhe u dënua nga Gjykata, vjedhësi serik vazhdon të lëvizë i lirë