“Imi n’qendër n’Tironë, ku punohet për ta ndreç parkingin ndër traull”
Në mega intervistën me aktorin Hasim Memishi – SOPI, u pyet nëse ndjehet i përfaqësuar me ndonjërin nga politikanët shqiparë që aktualisht defilojnë në skenën politike. Sopi me përgjigje epike: Ka disa politikanë që mendoj se më përfaqësojnë, nuk do të jap emra, pasi mund të ndjehen keq të tjerët, qeshet.
Sopi u sfidua të tregon se cilin mbiemër të politikanëve në trevat shqiptare do ta veçonte. Edi Rama ose Albin Kurti? Sali Berisha ose Ali Ahmeti? Ilir Meta ose Arben Taravari? Memli Krasniqi ose Bilall Kasami? Lumir Abdixhiku apo Afrim Gashi? Ramush Haradinaj apo Menduh Thaçi? Zgjidh mbiemrin që të pëlqen më shumë, u pyet Sopi dha përgjigjen e prerë: Kurti se është më i shkurt, qeshet…
Intervista: Driton Zenku
FLAKA: Pesë pyetjet e para të zakonshme për një intervistë i eleminojmë që në fillim. Kush është Hasim Memishi? Pyetje palidhje, të gjithë e dimë. J Ku ka lindur? S’na intereson. J Në cilin vit ka lindur, s’na vjen në punë. A është i martuar? S’paraqet interes për opinionin publik. J Karriera e Memishit? Sukseset flasin vet). Vazhdojmë me pyetjen e gjashtë. Emrin ta dijmë por na paraqet kureshtje kjo puna e emrit tënd të artit, Sopi. Ka e shpike këtë nofkë?
HASIM MEMISHI: Puna e nofkës është histori shumë e gjatë prej vitit të tretë në gjimnaz, nëse filloj e elaboroj do bëhet teksti me “continue reading” J [qeshet].
FLAKA: Pandemia ishte periudha kur njerëzit u izoluan me ato ditët dhe orët e gjata policore. E vetmja gjë që na mbeti komunikim me botën ishte interneti. Në Facebook kishte një aktor tetovar që aq shumë u kujdes për njerëzimin sa që nuk la njeri pa qeshur me postimet e tij J Nga gjithë ai inspirim në katër muret e dhomës? Si duket Hasim Memishi ma i dobishëm është të jetë i burgosur diku dhe t’i lejmë veç një celular në dorë që t’i del në qosh Facebook-ut. J
HASIM MEMISHI: Hehe, s’ka hesap burgu me mua. Është e vërtetë se gjatë kohës së pandemisë kam shpërndarë vetëm postime pozitive, mendoj se ka qenë periudhë e vështirë për gjithkend. Duke parë që për çdo ditë njerëzit humbnin familjarët e tyre, më shumë lexonim mesazhe ngushëllimi, unë mundohesha të bëj të kundërtën, që sa më shumë mesazhe pozitive, aq më lehtë ta kalojmë atë situatë. Shpresoj t’ia kem dal me sukses, atë më së miri e vërtetojnë ndjekësit apo fansat.
FLAKA: Ishe hero i pandemisë po nuk e dijmë a të preku virusi Korona. Ndoshta e ke bë publike, por na ka ikur si moment? J
HASIM MEMISHI: Faleminderit për vlerësimin, fatmirësisht nuk kam qenë i prekur nga virusi, pasi kam dy shok virusa, Nexhat Mujovi- Virusi, dhe Basri Shala – Virusi, mendoj se edhe një virus i tretë do ishte i tepërt J [qeshet].
FLAKA: Krejt të mençurit po shfaqin talentin e tyre në TikTok. Duket që e vetmja gjë që nuk guxon të eksperimentosh ka mbet TikTok-u. Përse Hasim Memishi nuk është aty? J
HASIM MEMISHI: Shumë njerëz më thonë pse nuk ke Tiktok? Por mendoj se ky aplikacion në vendin tonë, ka një algoritëm të çuditshëm, dmth vetëm gjërat banale marrin hov, derisa është me kështu lloj algoritmi, nuk do jem pjesë e kësaj platforme.
FLAKA: Të flasim për aktrimin pak. Stand up Comedy Sopi. Ka konkurencë ndonjë vepër tjetër në karrierën tënde, ose mbetet ka konkurencë si puna e liderëve tanë në partitë e tyre ? J
HASIM MEMISHI: Haha, mendoj se unë e bëj punën time me përkushtimin më të madh, jam i punësuar në Teatrin e Tetovës, ku jap më të mirën nga vetja. StandUp Sopi më shumë e kam për pasion, dhe për t’ju dhënë njerëzve energji pozitive; kam pasion edhe televizionin, nuk e di a e bëj më të mirën, por unë jap gjithmonë maksimumin dhe jam gjithmonë aktiv.
FLAKA: I përmendëm liderët. A ka politikan shqiptar që Sopi do të ndjeheshe i përfaqësuar. Flasim për politikanë nga e gjithë hapësira shqiptare. Përjashto veten të lutem! J
HASIM MEMISHI: Nuk e di, unë i kam pritshmëritë shumë të mëdha, pavarësisht mundësive dhe rrethanave, mirëpo realiteti shpesh herë na jep të kundërtën, ka disa politikanë që mendoj se më përfaqësojnë, nuk do të jap emra, pasi mund të ndjehen keq të tjerët😄
FLAKA: Një pyetje sa provokative aq idioteske J. Më para Maqedonia e Veriut në Europë ose Teatri i Tetovës në funksion? J
HASIM MEMISHI: Më duket se kur do të pritet shiriti i Teatrit, atë ditë edhe Maqedonia do futet në Evropë.
FLAKA: Rënd të kalojë një ditë e Hasimi mos paraqitet në Facebook. Gati e pamundur J. A ke kohë për ndonjë punë tjetër ose veç në FB dhe jeton prej fitrave të Mark Zuckerbergut? J
HASIM MEMISHI: Jo nuk bëj punë tjetër, hehe, shaka! Për nji postim harxhoj 6 sekonda në ditë, ata që më lexojnë harxhojnë më shumë kohë duke komentuar andej këndej.
FLAKA: E mbyllim vitin që për veç 12 muaj e shpallëm plak dhe për pak ditë hyjmë në vitin e ri 2023. Çka ke mbajt mend nga i vjetri e çfarë planesh ke për të riun? J
HASIM MEMISHI: Ky vit ka qenë shumë i frytshëm për mua në aspektin profesional, kemi patur shfaqe në Teatër, me StandUp-in kam marrë pjesë në shumë evente, kam luajtur në disa tregime popullore, kam bërë disa reklama në rrjetet sociale. Peng për vitin e ardhshëm e kam fillimin e një seriali komik, të shohim…
FLAKA: Edi Rama ose Albin Kurti? Sali Berisha ose Ali Ahmeti? Ilir Meta ose Arben Taravari? Memli Krasniqi ose Bilall Kasami? Lumir Abdixhiku apo Afrim Gashi? Ramush Haradinaj apo Menduh Thaçi? Zgjidh mbiemrin që të pëlqen më shumë? J
HASIM MEMISHI: Kurti se është më i shkurt J
FLAKA: Branko Cërvenkovski apo Lupço Georgievski. Hristian Mickovski apo Dimitar Kovaçevski. Cili nga këto politikan ka sens për aktrim sipas teje? J
HASIM MEMISHI: Mendoj se të gjithë, gjynah që nuk luajnë në ndonjë serial komik J
FLAKA: Ramë dakord për 10 pyetje në intervistë, po si duket pyetjet për ti nuk kanë fund. Tip interesant për opinionin J Adaptoje fjalinë në vazhdim me dialektin e Tetovës: Jemi në sheshin e Tiranës ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e parkingut nëntokësor? J E përmenda Tiranën sepse në Tetovë ende nuk është kryer studimi i fizibilitetit për këtë projekt J
HASIM MEMISHI: Imi n’qendër n’Tironë, ku punohet për ta ndreç parkingin ndër traull J
FLAKA: Një koleg i yni në redaksi, kur e kuptoi se Sopi do të jetë me intervistë në Flaka për festat e fundvitit, u lut ta paraashtrojmë edhe një pyetje të tij. A pajtohet Sopi me parimin fetar në Islam që burri mund të martohet me katër deri shtatë gra. Dhe nese po, pse ende vazhdon të jeton në varfëri veç me një grua?
HASIM MEMISHI: Nuk përgjigjem këtu, se nuk dua të bëhem titull në krejt portalet shqiptare J
FLAKA: Përgjigje elegante, pse të penalizohesh nga gruaja J Por edhe pyetja në vazhdim të vë në sprovë. Me kënd do të doje ta pije kafen e fundit për vitin 2022, me 31 dhjetor para orës 24. Me Dua Lipën, Grida Duma, Duda Balje, Ermira Mehmeti apo Burbuqe Imeri. Kjo e fundit, nëse nuk e dinë është bashkëshortja e juaj J Zgjidh një nga këto pesë emra ose ha një kilogram krypë? J
HASIM MEMISHI: Normalisht me Burbuqen, çka është e sigurtë është e sigurtë J
FLAKA: Aktrues me diplomë J. Nejse. Pyetja e 15 dhe e parafundit J. Nëse nuk do të ishte Facebook-u, ku do ta derdhje gjithë këtë energji pozitive? J
HASIM MEMISHI: Ata që më kanë ndjekur në herët më njohin më mirë, kur s’ka pas Fb, unë kam krijuar programin në radio “Seriozët qesharak”, vetëm se atëherë statuset i thoja me fjalë, jo me shkronja J
FLAKA: E fundit. Thuaje një dëshirë që je koshient se kurrë nuk do të mund ta realizosh? J
HASIM MEMISHI: Nuk besoj se ka gjë që nuk realizohet, mjafton përkushtimi dhe dëshira e madhe, të gjitha janë të realizueshme!
FLAKA: Fjala e lamtumirës. Faleminderit që pranove intervistën për redaksinë tonë dhe kërkojmë ndjesë nëse të kemi prekur në intelekt dhe intelegjencë. J Thuaje fjalën e fundit si apel për rininë tonë?
HASIM MEMISHI: Faleminderit shumë, ju uroj vit të mbarë e shumë suksese! Kurse të rinjëve ju them që të punojnë shumë, të lexojnë edhe më shumë, kurrë mos dorëzohen, gjërat e mira vijnë me shumë punë dhe përkushtim! Rrini këtu, mos ikni nga ky vend, ne mund të ikim gjithkund, por nga vetja s’ikim dot! Bëhuni pozitiv, punëtor dhe të drejtë, e mira do ngadhnjej në fund J