I dëmton automjetin dhe e sulmon fizikisht

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Tetor, 2022 20:52

Dje (09-tetor) në ora 15:50, personi M.I. (18) nga Kalishti i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 12:40 në Negotinë të Gostivarit është sulmuar fizikisht nga 32-vjeçari M.B. nga ky fshat.

Sipas njoftimit, M.B. ka dëmtuar edhe automjetin e tij “Smart” me targa të Gostivarit. Rasti është duke u
zbardhur dhe ndaj të përfshirëve do të vijojnë parashtresë përkatëse. GS

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Tetor, 2022 20:52