Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin e ndërtimit të fotovoltaikëve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2022 21:22

Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin e ndërtimit të fotovoltaikëve

Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin e ndërtimit. Qytetarëve do t’u mbetet vetëm një njoftim për instalimin e një termocentrali fotovoltaik, të cilit do t’i bashkëngjisin:

Kopje e letërnjoftimit

Letër pronësie për objektin ku është planifikuar të vendoset elektrocentrali fotovoltaik, me të drejtën e pronësisë së investuesit.

Nëse objekti nuk është në pronësi të investitorit, dorëzohet një kontratë ose pëlqim nga pronari i objektit.
Projekti bazë për një termocentral fotovoltaik deri në 6 kilovat për familjet, pra deri në 40 kilovat për kompanitë.

Nuk është e nevojshme të lëshohet leje/vendim ndërtimi nga vetëqeverisja lokale, shkruan në faqen e tij zyrtare në facebook zv/ministri i Transportit Bekim Rexhepi.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2022 21:22