Hoxha takoi ambasadorin e Sllovakisë

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Sllovakisë, Henrik Markus me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit mes dy shteteve në sferën e plasmanit të produkteve bujqësore dhe tregtisë bilaterale mes dy vendeve.“Ambasadori më ftoi të marr pjesë në konferencën ministrore virtuale “Forest Europe”, e cila do të mbahet në 14 dhe 15 Prill të këtij viti.
Tema e kësaj konference është përshtatja e pyjeve ndaj ndryshimeve klimatike dhe menaxhimi i duhur i pyjeve, në mënyrë që të ruhen dhe të pasurohet fondi pyjor”, tha ministri Hoxha