Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Gostivari
  • Homazhe për dëshmorin e kombit, Ismail Mehmedi – Fisheku

Homazhe për dëshmorin e kombit, Ismail Mehmedi – Fisheku

Me rastin e përkujtimit të nëntë vjetorit të ndarjes nga kjo botë të dëshmorit të kombit, Ismail Mehmedi – Komandat Fisheku, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit u bënë homazhe – nderimi nga bashkëluftëtarë, miq e familjar te vendprehja e tij. Homazheve iu parapriu bashkëvëndasi i Memedit, njëherit veprimtari i çështjes kombëtare, Luan Veliu.

Deputeti aktual, Bajram Kadrija i cili ka qenë njëri nga bashkëluftëtarët e Komandat Fishekut, sqaroi se si ka arritur Memedi të organizojë Brigadën e 116 gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni. Ai më pastaj ka ftuar për një minutë heshtje të pranishmit.

Fjalë rasti para të pranishmive mbajti edhe Shefit Xhaferi, i cili solli dëshmi mbi periudhë kur Komandat Fisheku kishte luftuar edhe në luftën e Kosovës. Ai tha se Fisheku për trimërinë e treguar, zgjidhet pas luftës komandat i TMK-së në Kosovë. Ndërsa, në Maqedoni tha ai, Fisheku kishte marrë pjesë në dy brigade, te 112-ta dhe 116-ta.

Të pranishmit i përshëndeti edhe i biri i Komndant Fishekuit, Betim Mehmedi, duke falenderuar çdo njërinë për pjesëmarrje në nderimin që i bëhet babait të tij. Ai u dërgoi porosi atyreve të cilët sot udhëheqin me institucionet në vendin tonë, Kosovë, Shqipëri e më gjerë. Luftëtarët, thotë ai, u betuan për bashkim kombëtar, pa arritjen e këtij qëllimi amaneti i tyre nuk ka shkuar në vend, thotë më tej ai.

Buqeta me lule u vendosën edhe te dy dëshmorët tjerë të Sërmnovës, Avni Elmazi dhe Naser Veliu. Ndryshe, vitin e ardhshëm në nderim të jetës dhe veprës të Ismail Mehmedi – Komandat Fisheku do të zhvillohet një ceremoni mashështore për shënimin e dhjetë vjetorit të përjetësimit të tij, për çka organizimet kanë filluar që tani duke themeluar edhe Këshillin Organizativ.

Continue Reading

Previous: Vendime të reja për izolim për 15 persona në Gostivar
Next: Filipçe: Hapi i ardhshëm karantinë

Të ngjashme

Sela_1 Sela: Jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur çështjen e shtetësisë

Sela: Jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur çështjen e shtetësisë

Zaev_16_1 Zaev thotë se ka para për pakon e pestë, paralajmëron edhe pakon e gjashtë

Zaev thotë se ka para për pakon e pestë, paralajmëron edhe pakon e gjashtë

16042021_PVRSM_Zaev_sredba_Alijanca_za_Albancite_i_Alternativa-1-1-scaled Arrihet marrëveshje mes Zaevit dhe Selës e Gashit për Ligjin për shtetësi

Arrihet marrëveshje mes Zaevit dhe Selës e Gashit për Ligjin për shtetësi


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.