Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Të fundit
  • Heronjtë e Vjenës! Ata që shpëtuan jetë në çastet më kritike

Heronjtë e Vjenës! Ata që shpëtuan jetë në çastet më kritike

Gjatë sulmit terrorist në Vjenë, në momentet kur sulmuesit pa mëshirë shtinin me kallshnikov mbi qytetarë, policë por edhe kalimtarë të rastit u shndërruan në heronj të ngjarjes tragjike.

Njëra nga policet që u përball me terroristët ishte edhe Doruntina Miroci me prejardhje nga Kosova. Për të ka shkruar ambasadori i Kosovës në Gjermani, i cili tha se Miroci është mbesa e tij.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”,- shkruan Beqë Cufaj, ambasador i Kosovës në Gjermani.

Dy kalimtarë të rastit, me origjinë turke, po ashtu u vlerësuan si heronj sepse shpëtuan dy zonja dhe ndihmuan një police. Ata ndihmuan një të moshuar të plagosur duke e futur në një restorant, e më pas vazhduan me misionin e tyre të shpëtimit. 

Njëri prej tyre mbeti i plagosur. E për të përgëzuar Rexhep Taip Gultekinin dhe Mikail Ozerin për aktin e tyre, u kujdes vetë presidenti turk Rexhep Taip Erdoan.

“Vazhdoni të ndihmoni austriakët. Ata mund të mos na kuptojnë, por ne i kuptojmë ata. Ne e duam krijimin falë Krijuesit, pavarësisht nga feja ose sekti i tyre. Vetëm të qenit njeri është e mjaftueshme për t’i dashuruar ata”,- deklaroi Rexhep Taip Erdoan, presidenti i Turqisë.

Edhe mjeku Bujar Muqolli me prejardhje nga Kosova u bë po ashtu heroi i tragjedisë së parmbrëmshme. Ai ishte mjeku kujdestar që pranoi dhe mjekoi të plagosurit që vinin në ‘Clinic Donaustadt’.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla tha se tre nga policët që pardje u konfrontuan me terroristët janë shqiptarë nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë në Vjenë.

Continue Reading

Previous: Pandemia në Evropë, rritje rekord infektimesh!
Next: Mbi 90% e nxënësve me sukses ndjekin mësim onllajn

Të ngjashme

1471693532165.JPG.832x569_q80_box-270523293_upscale Pollog: Dhuna në familje, regjistrohen dy raste

Pollog: Dhuna në familje, regjistrohen dy raste

Ljupço Nikollovski Nikollovski: Vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Nikollovski: Vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Pronari i “Durmo Turs”: Të vërtetën për aksidentin tragjik e di vetëm shoferi

Pronari i “Durmo Turs”: Të vërtetën për aksidentin tragjik e di vetëm shoferi


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.