Haxh 2023, BFI do të arkëton 13.296.500 euro

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Maj, 2023 09:46

Haxh 2023, BFI do të arkëton 13.296.500 euro

Bashkësia Fetare Islame bëri të ditur se çmimi për një arazhman për Haxhin 1444/2023 është 6.550 euro. Numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite dhe sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta do të jenë 2.030 haxhinj, përcjell Flaka

Nga numri i lejuar, rezulton që BFI në emër të Haxhit do të inkason 13.296.500 euro nga ana e besimtarëve nijetlinjë.

“Fatkeqësisht, për shkak të paraqitjes së numrit të madh të kandidatëve, mbi tre mijëve (3.000) nuk është e mundur t’u realizohet dëshira për shkuarje në Haxh, kështu që kandidatët që kanë qenë në pritje, do të jenë në listën e Haxhit 2024”,. thuhet në njoftimin e BFI-së.

Sipas të dhënave, kostoja më e lartë për udhëtim në vendet e shenjta islame vjen nga Maqedonia e Veriut, respektivisht Bashkësia Fetare Islame. Një vit më herët çmimi për haxh ishte 5.700 euro. Për një vit, në Maqedoninë e Veriut çmimi varioi për 850 euro më tepër.

Sivjet, në Kosovë kryerja e Haxhit do të kushtojë 6 mijë e 350 euro. Në Shqipëri tarifa e haxhit për këtë vit është 5800 Euro. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Maj, 2023 09:46