Hasen raste të shumta të tejkalimit të shpejtësisë në komunikacion në rajonin e Pollogut

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2023 11:38

Hasen raste të shumta të tejkalimit të shpejtësisë në komunikacion në rajonin e Pollogut

Të dielën nga ora 11 deri në 16 në zonën e SPB-Tetovës, është kryer aksion kontrollues për tejkalimin e shpejtësisë, në të cilin u zbuluan dhe sanksionuar gjithsej 36 shkelje (Tetovë 11 dhe Gostivar 25 raste), njofton Flaka Media.

Shumica e shkeëjeve të raportuara ishin për tejkalim në vende ku është i ndaluar një veprim i tillë, gjegjësishtë vende të ndaluara.

“Për kundërvajtësit janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjoba në të holla të cilat, varësisht se ku dhe si kanë tejkaluar, varijojnë nga 45 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë. Kurse ata që kanë tejkaluar në kthesa të padukshme ose “në vijë të plotë” përkohësisht do t’u hiqen patentat e tyre të shoferit nga tre muaj deri në një vit”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Policisë rajonale të Tetovës.

Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 12 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (Tetovë 5 dhe Gostivar 7 raste). Flaka Media

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2023 11:38