Hasani do të ngre padi për shpifje ndaj Taravarit

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 15:18

Hasani do të ngre padi për shpifje ndaj Taravarit

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, Bashkim Hasani, të hënën në ora 10:30 do t’i drejtohet Gjykatës themelore në Gostivar, për të ngritur padi për shpifje ndaj kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, njoftuan nga dega e BDI në Gostivar

Nga atje njoftuan që pas dorëzimit të padisë, në dalje të gjykatës Hasani do të prononcohet para medimeve.

Padia e Hasanit ndaj Taravarit lidhet me deklaratat e tij rreth aksionit policor antidrogë ku u konfiskuan 100 kg mariuhanë.

“Mafia politike në Gostivar, para disa ditēve u kapën me 100 kg mariuhanë, a kanë kredibilitet këto njerëz të flasin për shkollat?!”, ishte komenti i Taravarit, duke demonstruar komentin me shpërndarjen e lajmit për konfiskimin e drogës, dhe ku në foto shihet njëri nga të dyshuarit dhe kryetari i degës së BDI në Gostivar, Bashkim Hasani.

Taravari vijoj komentet dhe ndërlidhjne e rastit edhe gjaë ditës së diel.

“BDI-ja është një aksident i rëndë politik që i ka kushtuar popullit më shumë se çdo tragjedi tjetër…Ajo do të shkruhet në histori si një parti që nuk e deshti popullin dhe luftoi me mënyrat më të këqia për të pasur pushtet.Me metoda anti-ligjore dhe mafioze, ajo po e kthen këtë vend në një kartel kolumbian të llojit Escobar. Vetëm para disa ditësh u kapën me 100 kg drogë një grup personash, të gjithë pjesë e afërt e nomenklaturës së BDI-së…pikërisht atyre që garuan për të drejtuar Komunën e Gostivarit. Skandaloze! Imagjinoni se ne ende qeverisemi nga kjo parti! Akoma më shumë SKANDALOZE”, shkruajti Taravari në faqen e tij personale në Fejsbuk.

E për këto komente, Hasani do ta ndjek pelalisht për shpifje Taravarin. Për më tepër, Hasani do të prononcohet të hënën para gjykatës së Gostivarit, pasi ta ketë dorëzuar padinë penale për shpifje ndaj Taravarit. Gostivari Sot

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 15:18