Hasani do ta padisë për shpifje, Taravari: Urdhëroni këtu jemi!

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 18:18

Hasani do ta padisë për shpifje, Taravari: Urdhëroni këtu jemi!

Paralajmërimit se Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, Bashkim Hasani, të hënën do t’i drejtohet Gjykatës themelore në Gostivar, për të ngritur padi për shpifje ndaj kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i është përgjigjur ky i fundit.

“Një here zbuluan drogë në veturën e vëllaut të vet dhe nuk u procesua rasti asnjëhere, mandej i kapën bashkpartiakët e tij në aeroport të Shkupit me 1 ton amfetamina, dhe rasti me siguri ende askundi, dhe tash ia kapën bashkpuntorët më të afërt me 100 kg drogë, dhe tash mafia politike do më padise mua. Urdhëroni këtu jemi, e luftojmë mafinë”, shkruan Taravari, duke postuar linkun e lajmit në Flaka.

Postimi i Taravarit në Fejsbuk

Padia e Hasanit ndaj Taravarit lidhet me deklaratat e tij rreth aksionit policor antidrogë ku u konfiskuan 100 kg mariuhanë.

Lexo po ashtu: Hasani do të ngre padi për shpifje ndaj Taravarit

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 18:18