Grupi punues këtë javë nis punën për ndryshime kushtetuese

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Prill, 2023 20:30

Grupi punues këtë javë nis punën për ndryshime kushtetuese

Grupi punues, i cili duhet të përgatisë tekstin e ndryshimeve kushtetuese do të fillojë punën të mërkurën. Në mbledhjen e parë duhet të konstituohet organi, të zgjidhet kryetari dhe zëvendësi dhe të vendoset metodologjia e punës. Nga 23 anëtarët, dhjetë janë ekspertë, dhjetë përfaqësues të partive dhe tre nga institucionet. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar kompensim për këtë punë.

VMRO-DPMNE vendosi të mos marrë pjesë në grupin punues, sepse mendon se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen nën presion. Mirëpo, partia kritikoi përbërjen ekzistuese, duke pretenduar se në këtë trup përfshihen persona, të cilët janë të afërt me LSDM-në dhe BDI-në.

“Dhe në këtë përbërje të grupit punues edhe një herë konfirmohet dhe tregohet se LSD dhe BDI nuk kanë mbështetje për politikat që zbatojnë. Edhe ekspertët, profesorët dhe publiku profesionist nuk duan të njollosin kredibilitetin e tyre në shoqëri duke marrë pjesë në procese për të cilat nuk ka konsensus kombëtar.”, – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Pushteti mbetet e mendimit se deri në fund të vitit duhet të kalojnë ndryshimet në Kushtetutë, pas së cilës do të hapen klasterat për hyrje në Bashkimin Evropian, opozita mendon se e gjithë procedura është bërë gabim dhe se përbërja aktuale parlamentare nuk ka mandat për ndryshime kushtetuese. Ato duhet të ndodhin, pretendon opozita, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Prill, 2023 20:30