Grubi shtynë përpara projektin, 3 kompani internacionale aplikojnë për mbikqyrje të Korridorit 8

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 13:46 Updated

Grubi shtynë përpara projektin, 3 kompani internacionale aplikojnë për mbikqyrje të Korridorit 8

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se tre kompani ndërkombëtare me renome botërore kanë aplikuar dhe kanë shprehur interesim që të jenë mbikqyrës të punimeve të proјektit të ndërtimit të autostradave me konzorciumin Bechtel – Enka.

Ai ka shkruar se kompani nga Amerika, Italia dhe Franca.

“Me kënaqësi të madhe konstatoj interesim të madh nga kompani ndërkombëtare me renome botërore për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikqyrësit të proјektit të ndërtimit të autostradave me konzorciumin Bechtel – Enka.

Sot, tre aplikues për konsulent financiar të Qeverisë për realizimin e projektit të Korridorit 8 dhe 10-D kanë konkuruar në shpalljen e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetëtore:

1. Ingerop dhe Egis 

2. IRD dhe Eptis dhe EuroKonsalting

3. Hill dhe GIM

Na priftë е mbara drejt realizimit të ëndrrës së madhe”, ka shkruar Grubi.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 13:46 Updated

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...