Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Maqedoni
  • Grubi në Tiranë takoi kryetarin e partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu

Grubi në Tiranë takoi kryetarin e partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot në Tiranë ka realizuar takim me kryetarin e partisë Republikane të Shqipërisë, z. Fatmir Mediu.

Grubi dhe Mediu gjatë këtij takimi kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Të dy bashkë kanë vlerësuar lartë faktin se midis dy vendeve asnjëherë nuk ka pasur asnjë çështje të hapur, por gjithmonë kemi lëvizur bashkë dhe po vazhdojmë me të njëjtin ritëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi me kryetarin e partisë Republikane të Shqipërisë dhe ish ministrin e Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu kanë diskutuar edhe rreth procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut.

z. Mediu i ka bërë ftesë diasporës së RMV-së që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit pasi që me këtë veprim të tyre ata do t’i mundësojnë shtetit amë që të gjitha politikat zhvillimore t’i bëj në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Sipas Mediut diaspora tash ka shansin historik që të faktorizojë veten dhe me këtë të ndihmojë dhe familjarët e tyre që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Rrjetin e tij të shkëlqyer në SHBA, z. Mediu e vë në shërbim të plotë të regjistrimit të mërgatës tonë në Amerikë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi dhe kryetari i partisë Republikane të Shqipërisë, z. Fatmir Mediu në fund të këtij takimi kanë shkëmbyer mendime edhe rreth mundësive të reja të zgjerimit të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Continue Reading

Previous: 30 viktima dhe 457 raste të reja me Covid-19
Next: Hasani: Jemi afër kulmit të valës së tretë të pandemisë

Të ngjashme

171686706_2519878954987786_5776000640442314668_n Mbi 2000 pacientë të shëruar nga koronavirusi, në Gostivar 27

Mbi 2000 pacientë të shëruar nga koronavirusi, në Gostivar 27

ramazani3 Nsimë e një familjeje nga fshati Vërtok, bukë falas për çdo nevojtar gjatë muajit Ramazan

Nsimë e një familjeje nga fshati Vërtok, bukë falas për çdo nevojtar gjatë muajit Ramazan

gx5-KbZu_400x400 (1) Made in North Macedonia: Edhe kur shënon gol Anglia fajin e ka “Albania”

Made in North Macedonia: Edhe kur shënon gol Anglia fajin e ka “Albania”


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.