Grabiti 57 familje gostivarase dhe u dënua me 3 vite burgim. U largua nga shteti, bëri letra në Gjermani!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Nëntor, 2022 15:27

Grabiti 57 familje gostivarase dhe u dënua me 3 vite burgim. U largua nga shteti, bëri letra në Gjermani!

Dilema dhe dyshime të shumta po ngriten rreth rastit të vjedhësit serik nga Gostivari, i cili edhe pse i dënuar me burgim prej tri vitesh nga Gjykata e Gostivarit, vazhdon të jetë jashtë grilave, shkruan Flaka

Skandali po thellohet nga fakti që 30 vjeçari Idajet Ahmedi, siç mëson Flaka nga burime të Policisë, tashmë ka fituar vizën e qëndrimit në Gjermani ku dhe aktalisht po ndodhet.

Autori i 57 vjedhjeve të dokumentuara dhe për të cilat tashmë ka një verdikt nga Gjykata, ka arritur të siguron vërtetimin nga Gjykata Themelore e Gostivarit se nuk ndiqet dhe nuk është i dënuar për vepra të ndryshme penale, edhe pse, nga 22 qershor të vitit 2021 ka një vendim gjykata me të cilin i personi është dënuar me tri vite burgim.

Vërtetimi është pjesë e dokumenteve të patjetërsueshme për procedurën e marrjes së vizës. Dilema mbetet se si personi i dënuar me burg që ende nuk e ka vuajtur, ka arritur të merr vërtetim nga po i njejti institucion që i shqiptoi dënimin.

Burime nga SPB – Tetovë, i thanë redaksisë që ndaj personit në fjalë sipas të gjitha mundësive, ende nuk është fuqizuar aktvendimi i dënimit me burg, dhe për pasojë ndaj tij ende nuk ka një fletarrest të platfuqishëm. Për ndryshe, është e pamundur që personi të lëvizë jashtë shtetit përmes pikave kufitare.

Agjencia e lajmeve Flaka gjatë ditës së shtunë përmes postës elektronike ka parashtruar pyetje deri tek Gjykata Themelore në Gostivar dhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, rreth rastit në fjalë.

Rasti me 20 vjeçarin u denoncua në redaksi nga familja Mustafi. Lirim Mustafi tregon golgotën e familjes së tij për katër vite me radhë.

Tri vite në proces gjyqësor dhe tani e një vit që se gjykata sjelli vendimin, kryerësi i vjedhjeve serike vazhdon të lëviz i lirë.

” Në shtëpinë tonë u kry vjedhja në vitin 2017. Nga shtëpia jonë u grabiten mbi 10 mijë euro. Policia e zbuloi vjedhësin dhe pas tre viteve proces gjyqësor, në vitin 2021 u dënua me 3 vjet burg. U desht të presim tre vite që procesi të përmbyllet. Tani bëhen gati 1 vit e gjysëm dhe personi edhe pse u dënua me tre vite burg vazhdon të lëviz i lirë”, deklaroi Lirim Mustafi.

Prokuroria Themelore e Gostivarit inicoi proces gjyqësor ndaj 30 vjeçarit Idajet Ahmedi i lindur me 16.02.1992 në Gostivar, për shkak të kryerjes së veprës penale “Grabitje e rëndë” sipas nenit 236, paragrafi 1, alinea 1 me nenin 45 të Kodit Penal, vepra penale “Grabitje e rëndë” nga neni 236, paragrafi 1, alinea 19 me nenin 22 dhe nenin 45 nga Kodi Penal.

Nisur nga propozim aktakuza e Prokurisë, ekspertizës dhe dëshmive nga pala e akuzës, Gjykata solli vendim me të cilin ndaj të akuzuarit u caktua denim me tri vite burgim.

Bashkë me banorin e Gostivarit Idajet Ahmedi, u dënua edhe shtetasi i Republikës së Shqipërisë, Robert Kolaveri si bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprës.

Fundi i pjesës së dytë. Në vazhdimin e tretë do të lexoni: Si po kyeshin grabitjet dhe ku përfundonin gjësendet e vjedhura?  

LEXO RRETH LAJMIT:

U kap nga Policia dhe u dënua nga Gjykata, vjedhësi serik vazhdon të lëvizë i lirë!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Nëntor, 2022 15:27