Grabitën veturën dhe shkaktuan aksident, arrestohen dy të mitur në Tetovë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 12:53 Updated

Grabitën veturën dhe shkaktuan aksident, arrestohen dy të mitur në Tetovë

Dje (20-nëntor) rreth orës 12:35, në Siriçinë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar dy të mitur nga Tetova, të cilët paraprakisht në mënyrë të kundërligjshme kishin marrë një veturë “Volkswagen Golf Caravan” me targa të Tetovës, e cila kishte qenë e parkuar në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, me të cilën më pas kanë shkaktuar një aksident trafiku.

Automjeti i është gjetur dhe i është kthyer pronarit M.V. (51) nga Tetova, ndërsa ndaj të miturve do të ngrihet kallëzim përkatës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 12:53 Updated