Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Top Lajme
  • Gostivari Sot: Urime 2021, le të jetë Vit i shëndetshëm, i lumtur dhe i begatë

Gostivari Sot: Urime 2021, le të jetë Vit i shëndetshëm, i lumtur dhe i begatë

Në prag të ndërrimit të viteve redaksia e Agjencisë së Lajmeve FLAKA  dhe Portali Informativ Gostivari Sot vjen me një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, për Vitin e Ri 2021. Kujtojmë që Viti 2020 ishte një vit shumë i vështirë sepse shumë prej nesh humbën familjarë si pasojë e Covid-19. 

Ky vit që po lejmë pas do të mbahet mend për pandeminë botërore që ndryshoi plotësisht mënyrën tonë të jetës, kështu dhe botëkuptimin.

Në këto momente festive, vendosim në fokus rolin e pakrahasueshëm të mjekëve  në kohën e pandemisë që po lufton vendi ynë bashkë me gjithë botën. Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për personelin mjekësor dhe policor bashkë me të gjithë të tjerët që ishin në vijat e para të frontit në betejën me armikun e padukshëm gjatë gjithë këtij viti të vështirë. Mirënjohje të pakufishme për mjekët, infermierët dhe të gjithë ata, që gjenden edhe sot, në vijën e parë të luftës kundër kësaj pandemie. Përkushtimi, humanizmi dhe kujtimi i tyre le të na frymëzojë për më shumë solidaritet, bashkëpunim, përulësi, dhembshuri dhe dashuri për njëri-tjetrin. 

Por, në të gjithë këtë dhimbje dhe frikë nëpër të cilat kaluam, kishim edhe arsye për shpresë. Këtë shpresë na e dhanë heronjtë tanë, punonjësit shëndetësorë, të cilët luftojnë përditë, me sakrificë për shëndetin dhe jetën e çdo pacienti, madje edhe natën e Vitit të Ri

Në mesin e njerëzve që dhanë kontribut ishin dhe mediat, andaj, mirënjohje të përzemërt shprehim edhe për kolegët tanë gjithandej botës. 

E dëshirojmë nga zemra që në vitin e ri tejkalim të situatës pandemike dhe të realizim të qëllimit strategjik – anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të dashur shqiptarë dhe ju ndekës tanë kudo që ndodheni, Ju uroj nga zemra, një Vit të Ri të shëndetshëm, të lumtur dhe të begatë. Gëzuar. REDAKSIA FLAKA – Gostivari Sot

Continue Reading

Previous: Ngjarjet më të rëndësishme që shënuan vitin 2020 në Gostivar
Next: Gëzuar Vitin e Ri 2021

Të ngjashme

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.