Gostivari nikoqir i Randevusë arsimore “MASSUM 2023”, me pjesëmarrje të 47 shkollave

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Maj, 2023 19:54 Updated

Gostivari nikoqir i Randevusë arsimore “MASSUM 2023”, me pjesëmarrje të 47 shkollave

Dyzet e shtatë shkolla profesionale nga i gjithë vendi, sot dhe nesër qëndrojnë në Gostivar për të marrë pjesë në Randevunë arsimore “MASSUM 2023”.

Me këtë rast kisha nderin dhe kënaqësinë që të merrja pjesë në hapjen e kësaj gare së bashku me ministrin e arsimit dhe shkencës, z. Jeton Shaqiri. Së bashku vizituam edhe shtandet impresionuese të shkollave garuese.

“Nxënësit garuan në disa kategori, si: intervistë për punë, fjalim publik, fotografi, faqe interneti, band dhe këndim solo, video reklamë, film, poezi, ping pong, basketboll dhe shërbime. Uruam nxënësit për pjesëmarrje dhe u bëmë me dije se ata janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë”, tha Taravari.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur kur shoh se si të rinjtë shoqërohen brenda dhe jashtë shkollës, mësojnë së bashku, konkurrojnë me njëri tjetrin në njohurit dhe pikërisht ky duhet të jetë fokusi i tyre, në vend që të mendojnë se si të provokojnë bashkëmoshatarët nga aspekti negativ. Të duam shkollat ashtu siç duam shtëpitë tona, të duam mësimdhënësit ashtu siç duam prindërit tanë dhe të respektojmë shokët dhe shoqet si motrat dhe vëllezërit tanë”, u shpreh ministri Shaqiri.

Ndryshe, organizatorë të këtij aktiviteti madhështor janë Shoqata e të Rinjve të shkollave të mesme profesionale të Maqedonisë së Veriut dhe dy shkollat e mesme profesionale të Gostivarit, gjegjësisht Teknikja dhe Ekonomikja. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Maj, 2023 19:54 Updated