Gostivari me park përkujtimor për viktimat nga aksidenti në Llaskarcë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Dhjetor, 2022 22:57 Updated

Gostivari me park përkujtimor për viktimat nga aksidenti në Llaskarcë

T&S

Me qëllim përjetsimin e tyre, me iniciativë të familjarëve të viktimave nga tragjedia e Llaskërcës, Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi”, në parkun e vogël në qendër të qytetit, mbolli 16 pemë në përkujtim të 16 viktimave nga kjo tragjedi.

Periudhën në vijim, do të bëhet edhe rregulli hortikulturor i hapësirës dhe do të vendoset një pllakë përkujtimore me emrat e 16 të ndjerëve.

“Ne e mbështetëm këtë nismë dhe dhamë një kontribut. Një pjesë e hapësirës në parkun e vogël do të rregullohet hortikulturisht në periudhën e ardhshme dhe do të përfaqësojë një vend të denjë që do të mbajë kujtimin e jetëve të humbura tragjikisht, thonë nga NP “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi”.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Dhjetor, 2022 22:57 Updated

03
Jan
Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar,...
03
Jan
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar,...