Gostivari me dy zv.ministra. Bashkim Hasani te Mbrojtja, Arafat Shabani te Arsimi
Partitë i kanë gati emrat e zëvendësministrave. Subjektet politike shqiptare, siç mëson Alsat janë përcaktuar për kuadrot, ndërsa në BDI akoma mbeten dilema për emrin e zëvendësit në MPB dhe Drejtësisë.
Burime të Alsat brenda BDI-së bëjnë të ditur se integristët janë përcaktuar që zëvendësi në polici t’i takojë Degës së Çairit për ku përflitet emri i Nazim Bushit. Derisa figura e tij has në pengesa, kjo pozitë mund t’i besohet Agim Nuhiut, i cili paraprakisht është paraparë për në Drejtësi, ndërsa në vendin e tij të vij Driton Kuçi. Për zëvendës në Mbrojtje mësohet të jetë propozuar Bashkim Hasani, në Shëndetësi Shkëlqim Beqiri ndërsa në Transport dhe Lidhje ish deputeti Rexhail Ismaili.
Ministria e Punëve të Brendshme | Nazim Bushi |
Ministria e Drejtësisë | Agim Nuhiu |
Ministria e Mbrojtjes | Bashkim Hasani |
Ministria e Shëndetësisë | Shkëlqim Beqiri |
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve | Rexhail Ismaili |
Lëvizja Besa si pjesë e Qeverisë në kuadër të koalicionit “Mundemi” do të ketë dy zëvendësministra edhe atë Arafat Shabani në Arsim dhe Shkencë, ndërsa Sedat Sulejmani në Kulturë. Emrat e tyre janë konfirmuar zyrtarisht nga partia e Bilall Kasamit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës | Arafat Shabani |
Ministria e Kulturës | Sedat Sulejmani |
Partia Demokratike Shqiptare do të ketë një post zëvendësministri në Ministri të Jashtme për ku jo zyrtarisht kanë paraparë Fatmire Isakun. Emri i saj as nuk është konfirmuar dhe as nuk është përgënjeshtruar nga partia e Menduh Thaçit.
Ministria e Punëve të Jashtme | Fatmire Isaku |
Nga LSDM thonë se akoma janë duke zhvilluar negociata të brendshme me partnerët e koalicionit për ndarjen e pozitave të eshalonit të dytë në 8 ministri. Edhe javën e kaluar kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi emrat zyrtarë të zëvendësve në fund të kësaj jave, Socialdemokratët nuk konfirmojnë kur emrat do t’i propozohen Kuvendit për votim.
Ministria e Financave |
Ministria e Ekonomisë |
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave |
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës |
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale |
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale |
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor |
Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive |