Gostivari ka shënuar sërish shifra rekord të infektimeve nga Covid-19

Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish shifra rekord të viktimave nga Covid. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 4,445 teste dhe 1,511 raste të reja të COVID-19 nga të cilat 55 raste në Gostivar
Janë raportuar gjithësej 32 raste të vdekjes: 13 nga Shkupi (84, 83, 77, 75, 73, 68, 66, 64, 63, 63, 51, 42 dhe 41 vjeç), nga 2 pacientë nga Prilepi (79 dhe 68 vjeç), Kumanova (70 dhe 61 vjeç), Gostivari (72 dhe 69 vjeç), Kavadari (88 dhe 49 vjeç), Shtipi (84 dhe 79 vjeç), Strumica (86 dhe 80 vjeç) dhe Negotina (81 dhe 67 vjeç), dhe nga një pacient janë raportuar nga Velesi ( 70 vjeç), Ohri (79 vjeç), Struga (72 vjeç), Gjevgjeli (58 vjeç) dhe Dellçeva (33 vjeç).
Autoritetet gjithashtu raportojnë se nga 4,445 teste të realizuara, 1,511 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë 587 pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin.
Deri më tani, janë kryer gjithësej 625,255 teste të Covid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 130,022, numri i pacientëve të rikuperuar është 106,979, numri i vdekjeve është 3,781 dhe numri i rasteve aktive është 19,262.