Gostivari gdhihet i mbushur me parulla: PSE JO?

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 13 Qershor, 2020 10:29

Mëngjesi i të shtunës e gjeti qytetin e Gostivarit me grafite të shënuara me me moton “Pse Jo”, moto e idesë së Ali Ahmetit dhe BDI për Kryeministër Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, njofton Gostivari Sot 

Mediat e vendit njoftuan që grafite të tilla u hasën edhe në Shkup, Kumanovë, Tetovës  Zajaz, Sllupçan,  Dibrës e Saraj.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në 18 vjetorin e themelimit të subjektit politik që drejton hodhi idenë për Kryeministrin e parë Shqiptar në Republikës e Maqedonisë së Veriut.

Ideja hasi në kundërshtime dhe përkrahje nga subjekte dhe individë. Ishte reagimi i  liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili kundërshtoi mundësinë për një kryeministër shqiptar, madje tha që BDI me këtë ide do të shkon në opozitë. Zaev tha që ai do të jetë Kryeministër i vendit. Kundërshtime pati edhe tek VMRO-DPMNE, por edhe partitë politike shqiptare. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 13 Qershor, 2020 10:29