Gostivari, 60-vjeçari akuzohet se abuzoi seksualisht me një 39-vjeçare!
Dje (19-dhjetor) në ora 19:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme
Gostivar, kanë privuar nga liria 60-vjeçar Z.M. nga Gostivari, i cili një orë më parë ishte denoncuar nga një 64-vjeçarja nga Gostivari, se në muajin gusht të këtij viti në banesën e tij në Gostivar e ka detyruar vajzën e saj 39-vjeçare që të kryejnë mardhënie intime.
Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.