Gostivarasi sulmon fizikisht babain e tij dhe kërcënon familjen

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Maj, 2023 11:38

Policët e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar mbrëmë (16 maj) rreth orës 23:50 kanë privuar nga liria 28-vjeçarin V.B. nga një fshat i Gostivarit, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij 58-vjeçar se është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes dhe se e ka sulmuar fizikisht.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Maj, 2023 11:38