Gostivar: U kap nga Policia dhe u dënua nga Gjykata, vjedhësi serik vazhdon të lëvizë i lirë!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Nëntor, 2022 11:10 Updated

Tre vite u zvarit procesi gjyqësor. Më në fund, me 22 qershor të vitit 2021 është përmbyllur procesi gjyqësor dhe realizuesi i 57 grabitjeve në rajonin e Gostivarit u shpall fajtor. Për vjedhjen e kryer në një shtëpi në Banjicë të epërme por edhe 56 grabitje të tjera, i akuzuari u dënua me 3 vite heqje lirie.

Por edhe pse procesi gjyqësor u përmbyll në qershor të vitit 2021, i dënuari vazhon të mbetet në liri. Fjala është për 30 vjeçarin Idajet.A nga Fazanarija e Gostivarit, i cili madje ka lëvizur edhe jashtë shtetit dhe akualisht është në Gjermani ku po kryen procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit atje.

Një nga familjet e prekura nga veprimtaria e tij kriminale është edhe familja e Bastri Mustafit e cila aktualisht jeton në Austri. Djali i tij, Lirim Mustafi ka denoncuar rastin në Flaka. Lirimi tregon golgotën e familjes së tij për katër vite me radhë. Tre vite në proces gjyqësor dhe tani një vit që se gjykata sjelli vendimin por se kryerësi i vjedhjeve serike vazhdon të lëviz i lirë.

“Me familjen jetojmë në Austri. Në shtëpinë tonë u kry vjedhja në vitin 2017. Nga shtëpia jonë u grabiten mbi 10 mijë euro. Policia e zbuloi vjedhësin dhe pas tre viteve proces gjyqësor, në vitin 2021 u dënua me 3 vjet burg. U desht të presim tre vite që procesi të përmbyllet. Tani bëhen gati 1 vit e gjysëm dhe personi edhe pse u dënua me tre vite burg vazhdon të lëviz i lirë”, thotë Mustafi.

Ai zbulon që kryerësi i vjedhjeve serike lëre që nuk ndodhet prapa grilave, por i njëjti vazhdon të lëvizë i lirë edhe jashtë shtetit.

“E dijmë që për momentin ndodhet në Gjermani ku po mundohet të bëjë dokumentet e qëndrimit atje. Lëvizë i lirë herë në Gjermani e herë në Maqedoninë e Veriut. Ka një dënim me burg prej tre vitesh dhe askush nuk e ndalon dhe nuk e dërgon në burg për të vuajtur dënimin që ia caktoi gjykata”, thotë Lirim Mustafi, i cili pyetët se kush qëndon pas tij dhe nga po e merr gjithë këtë fuqi.

Vjedhësi serik që krye vjedhje në lagjet e qytetit dhe fshatrat përrredh duke dalur edhe në Komunën e Vrapçishtit, siç potencon dëshmitari i rastit, aktualisht ndodhet në Gjermani ku është kthyer vetëm para disa javësh.

Fundi i pjesës së parë. Në vazhdimin e dytë do të lexoniGrabiti 57 familje dhe u dënua me 3 vite burgim. U largua nga shteti dhe jeton në Gjermani!

FLAKA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Nëntor, 2022 11:10 Updated