Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Revista
  • Gostivar, sot nis edicioni i dytë i “The Park Festival”

Gostivar, sot nis edicioni i dytë i “The Park Festival”

Një natë përpara nisjes së edicionit të dytë të “Park Festival”, parku dhe keji i Vardarit janë kthyer në një lokacion atraktiv. Në pjesën përballë Gjimnazit të Gostivarit tanimë është vendosur edhe skenë gjigande në të cilën do të ngjiten emra të mirënjohur të muzikës. Festivali do të hapet më 3 shtator me pjesëmarrjen e artistëve Tuna dhe Shpat Deda.

Sivjet organizatori Inboks Entertainment publikut do ti ofroj muzikë nga filmat vizatimor, po koncerte dhe muzikë elektronike. Në katër netët e festivalit do të kenë mundësi të performojnë edhe artistë të ri nga vendi e jashtë.

Të premten më 4 shtator do të performojnë antarët e Filharmonisë së Maqedonisë dhe xhez artistët nga Maxhikal Orkestra. Ata nën dirigjimin e Xhihan Emin do të paraqesin tema nga filma të njohur vizatimor.

Në ditën e tretë të koncertit, respektivisht më 5 shtator, koncert do të mbaj grupi Nokaut me të ftuar special artistin Igor Xhambazov. Për adhuruesit e muzikës elektronike të dielën më 6 shtator do të organizohet një mbrëmje e veçantë në të cilën do të marrin pjesë Janski, Redon Robi, Fiks dhe Flauder.

Vlen të theksohet se sivjet festivali pësoi ndryshime të vogla për arsye të pandemisë nga Covid 19.

Vitin e kaluar përveç përshtypjeve pozitive për organizimin e festivalit si dhuratë për qytetin mbeti skulptura “Tupanisti” e artistit Arlind Bajrami, ndërsa sivjet qytetit do ti mbetet si dhuratë një mural i vizatuar nga artisit Naim Idrizi nga Kumanova në objektin e vetëm të vendosur përgjatë shëtitores së Vardarit.

Continue Reading

Next: Spitali i Gostivarit pasurohet me piktura të reja

Të ngjashme

6731F5A8-5B03-4326-BC59-AB902B7276E5-548x1024 Këngëtarja e famshme rrëmben vëmendjen e të gjithëve me pozat seksi

Këngëtarja e famshme rrëmben vëmendjen e të gjithëve me pozat seksi

Kourtney-Kardashian-GQ-Mexico Kourtney Kardashian pozon me bikinit “Skims”

Kourtney Kardashian pozon me bikinit “Skims”

unnamed (1) Vaji i ullirit mban larg rrudhat nga Jennifer Lopez

Vaji i ullirit mban larg rrudhat nga Jennifer Lopez


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.