Gostivar: Shqyrtohen modelet për zvhillimin e procesit arsimor

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 11 Gusht, 2020 15:54

Në mjediset e Komunës së Gostivarit, sot u mbajt mbledhje e përbashkët e Sektorit të arsimit, drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore komunale dhe përfaqësuesit të SASHK-ut, ku u diskutua për modelet e propozuara nga ana e qeverisë.

Udhëheqësja e Sektorit të arsimit pranë Komunës së Gostivarit – Aslian Snopçe i njoftoi drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme, se përzgjedhja e njërit prej modeleve të propozuara do tu mbetet shkollave dhe Komunës, por njëherit edhe përgjegjësia për realizimin e suksesshëm do të bjerë mbi ta. Prandaj iu dha afat institucioneve arsimore që Brenda disa ditëve të dalin me qëndrimin e tyre, në bazë të anketimit të mësimdhënësve dhe në kohë reale të sillet edhe vendimi i prerë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i SASHK-ut, Tafë Ahmeti, informoi se sindikata do të respektojë vendimin e të punësuarve në arsim, por se ata si prioritet, krahas të drejtave të mësimdhënësve kanë edhe kujdesin për shëndetin e tyre.

Shumica e drejtuesve të shkollave u prononcuan se kanë kushte për realizim të suksesshëm të mësimit me pjesëmarrje fizike, por megjithatë modeli i kombinuar – mësim i drejtpërdrejtë dhe online do të ishte më i sigurt.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 11 Gusht, 2020 15:54