Gostivar, shërohet 1 pacient infektohen 20 të tjerë
Nga të dhënat më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik del se gradualisht në Maqedoninë e Veriut po bie numri i rasteve të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.156 teste, dhe 87 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:
– Shkup 34
– Kumanovë 13
– Tetovë 8
– Strugë 1
– Manastir 1
– Kavadar 4
– Gostivar 20
– Strumicë 2
– Berovë 1
– Kërçovë 3

Kanë ndërruar jetë pesë pacientë , tre pacientë nga Shkupi (49, 74 dhe 72), një pacient nga Struga (53) dhe një pacient nga Berova (57). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në spital.
Nga ana tjetër të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 51 pacientë të shëruar.
– Shkup 35
– Kumanovë 1
– Shtip 4
– Tetovë 1
– Gostivar 1
– Probistip 2
– Kratovë 1
– Sveti Nikolë 6