Gostivar, projekt për ndihmë dhe mbështetje psikologjike për të rinjtë gjatë Kovid19

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 27 Shtator, 2020 10:34

Nxënës të shkollave fillore të Gostivarit dhe fëmijë me aftësi ndryshe, janë bërë bashkë, duke krijuar qafore, bylyzik dhe gjësende tjera artizanale. Kjo punëtoi, ku kanë marrë pjesë 22 fëmijë nga grup-mosha të ndryshme, i ka bashkuar projekti “Ndihma dhe mbështetja psikologjike për të rinjtë gjatë Covid19″, i cili implementohet nga Democracy Lab dhe Qendra Rinore dhe e Komunitetit (YCC) – Gostivar në partneritet me Asociacionin e të Rinjëve të Organizuar (OYA). Ky projekt zbatohet në bashkëpunim me Shoqatën për persona me nevoja të posaçme “Bashkarisht Mundemi”. Art Spahiu nga projekti në fjalë, qëllimi i përgjithshëm dhe themelor i tyre është të zvogëlojë implikimet negative për të rinjtë që vijnë si rezultat i pandemisë së Covid 19.

“Në të njëjtën kohë, përmes këtij projekti është planifikuar të arrihen qëllime specifike, të tilla si ndihma, mbështetja dhe edukimi i të rinjve dhe personave nga kategoritë e cenueshme (personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre) për të tejkaluar vështirësitë dhe ndryshimet me të cilat përballen si rezultat i Covid19.Në kuadër të projektit do të implementohen aktivitete të tilla si: punëtori / sesione edukative interaktive për ndihmë dhe mbështetje psikosociale, shpërndarje tek të rinjtë e maskave mbrojtëse për ripërdorim me dizajne interesante dhe të dezinfektuesve”, tha Spahiu.

Aktiviteti i radhës përfshin implementimin e një fushate edukative duke bërë video të ndryshme, në mënyrë që të edukojë më tej të rinjtë për rëndësinë e higjienës personale dhe mënyrat për të parandaluar përhapjen e virusit Covid19, me ç’rast do të mbahen 6 senaca edukative me 80 të rinjë të qytetit.

Përmes këtij projkeit, deri më tani janë shpërndarë nëpër vendbanimet rurale të Gostivarit 1.500 maska dhe po aq dezinfektant. Projekti “Ndihma dhe mbështetja psikologjike për të rinjtë gjatë Kovid19″ zbatohet brenda Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Projekti “Ndihma dhe mbështetja psikologjike për të rinjtë gjatë Kovid19″ është bashkëfinancuar nga Komuna e Gostivarit. TV GLOBI

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 27 Shtator, 2020 10:34