Gostivar, Policia gjeti drogë tek dy të mitur 16 vjeçarë
Me datë 29.12.2022 në ora 22.40 në rrugën “Zhivko Brajkosvki” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB
Gostivar kanë privuar nga liria dy të mitur 16 vjeçarë nga Zdunja e Gostivarit për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuana.
Në prani të prindërve të tyre dhe përfaqësuesit të Qendrës për Çështjet Sociale është zhvilluar një intervistë zyrtare me të miturit.
Pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet një parashtresë përkatëse.