Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Gostivari
  • Gostivar, për pesë muaj janë mbyllur 10 zejtari

Gostivar, për pesë muaj janë mbyllur 10 zejtari

Pandemia nga Covid 19 po prek edhe zejtarët. Sikurse biznese të shumta edhe zejet dhe zejtarët po ballafaqohen me problemin e ekzistencës së tyre. Nga Oda Regjionale e Zejtarëve në qytetin e Gostivarit bëjn me dije se po përballen me kushte të rënda financiare, gjë që po u pamundëson mbijetesën por edhe ekzistencën e kësaj veprimtarie.

Lulzim Osmani, kryetar i Odës Regjioanle të Zejtarëve të Gostivarit, thotë se edhe përkundër subvencionimit të rrogës minimale dhe kontributeve, është e vështirë për ata të mbijetojnë këtë situate dhe të ekzistojnë si zejtarë. Osmani bën me dije se në periudhën nga 31 mars e deri më 31 gusht janë mbyllur dhjetë zejtari mesin e tyre edhe një nga tre zejtaritë që u hapën në periudhën pandemike.

” Zejtaria në RMV është në kushte tejet të vështira. Deri më tani në Odën Regjionale të Zejtarëve në Gostivar brenda pesë muajve janë mbyllur 10 zejtari, në rast se vazhdon ky trend deri në vitin e ri presim që të mbyllen mbi 30 zejtari ”

Në periudhën pandemike në Gostivar kanë ndaluar dy firma ndërtimore, bravar, një lavazh, 2 rrobaqepëse, 2 frizere. Në mbylljen e disa zejeve ka ndikuar edhe mos ardhja e mërgimtarëve në vendlindje.

“Kur e dijmë se mërgimtarët nuk kan ardhur, kur e dijmë se dasmat nuk po mbahen, ku në ahengjet familjare përfshihen një numër i madh i Zejtarive, e kur e dijmë se pandemia do të zgjasë deri vitin e ardhshëm, bëjmë apel që masat ndihmëse të shtetit të mos ndërpriten”, thotë Lulzim Osmani nga Oda e Zejtarëve të Gostivarit.

Numri i ndërmarrjeve që mirren me artizanate janë mbi 20.000 në nivel shteti, e ndërkaq në Odën regjionalë të zejtarvë në Gostivar që përfshin edhe zejtarët e Kërçovës, Mavrovë – Rostushë dhe Vrapçishtit janë të regjistruar 500 Zejtarë. Globi Tv

Continue Reading

Previous: Natë dramatike në Gostivar: Dy njerëz kërkohen në ujërat e Vardarit
Next: Takim Taravari – Bertolini, u shqyrtuan mundësitë për përfitim nga IPA fondet

Të ngjashme

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

blerim0-1-1170x658 Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19


TË FUNDIT

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

blerim0-1-1170x658 Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

10871149-E34D-4DDE-AF0A-3DA27C5A521C Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

951543AF-CD05-4398-AA78-92242A724509 Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

moti-696x406 Sot moti për shëtitje në natyrë

Sot moti për shëtitje në natyrë

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.