Gostivar, nuk ka patur vendime të reja për izolim

Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar nuk ka patur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrollet ngaj 380 personave (TE-219 dhe GV-161) me vendime të tilla dhe nuk u konstatuan asnjë mosrespektim të vendimeve të lëshuara.
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (7.01.2021 / 8.01.2021.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 67 persona (TE- 52 GV-15), janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës të qeverisë. GS