Gostivar, nesër mund të ketë reduktim ose ndërprerje të përkohshme të ujit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Shkurt, 2024 18:13

Gostivar, nesër mund të ketë reduktim ose ndërprerje të përkohshme të ujit

Të nderuar qytetarë, lajm i mirë për qytetin e Gostivarit dhe banorët që pranojnë shërbime të furnizimit me ujë nga rrjeti i ujësjellësit të menaxhuar nga N.P. “Komunalec”.

Informojmë qytetarët se nesër (08.02.2024) për shkak të lëshimit në funskion të rezervuarit të ri në fshatin Zdunjë, mund të ketë ulje të shtypjes së ujit ose ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë gjatë ditës dhe për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve.

Ky rezervuar i ndërtuar me përkrahje financiare të Sekretariatit Zviceran për Mbështetje Ekonomike – SECO, si një ndër projektet e shumta të NP “Komunalec” për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Gostivar, do të jetë zgjidhja për arritjen e shtypjes optimale të ujit në furnizimin e qytetarëve gjatë gjithë vitit.

Shpresojmë për mirëkuptimin tuaj,

NP “Komunalec” – Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Shkurt, 2024 18:13