Gostivar, në të gjitha objektet postare mund të bëhen pagesat e faturave

Prej sot ka filluar pagesa e faturave në sportelet e Postave nëpër njësit rajonale në Gostivar, konkretisht objektet që ofrojnë shërbime postare në Komunën e Vrapçishtit, Mavrovë-Rostushë, Zona e 6-të në Gostivar, në fshatin Çegran, etj.
Filiali në Gostivar nisi nga fillimi i këtij muaji me pagesat pas bllokimit mbi shtatë muaj. Në Gostivar pagesat mund të kryhen vetëm te filiali në afërsi të qendrës. Drejtori i postës së Gostivarit, Betim Mehmedi, thotë se nga muaji i ardhshëm posta në Gostivar do të zgjerohet edhe me një objekt afër gjykatës, pasi ish objeti i tyre afër urës së Lumit Varda është mbyllur.
Së shpejti pritet të fillojë pagesa edhe për personat juridik dhe hapja e llogarive në “Halk Bank” me të cilën Postat e vendit lidhën marrëveshjen e re pas falimentimit të Bankës “Euostandard”.