Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Gostivari
  • Gostivar, marsh sensibilizues kundrejt kancerit të gjirit

Gostivar, marsh sensibilizues kundrejt kancerit të gjirit

Shoqata “Borka” ka organizuar ngjarje në 14 qytetet të vendit, mesin e tyre edhe në Gostivar, me rastin e fushatës për luftë kundër kancerit të gjirit, e cila vjen në bashkëpunim me aleancën më të madhe evropiane të shoqatave të pacientëve “Think Pinke Europe”. Ngjarja qendrore e kësaj fushate në Gostivar u mbajt me një marsh rreth parkut të qytetit, ku të pranishëm kanë qenë edhe një delegacion nga Komuna e Gostivarit, kryesuar nga kryetari Arben Taravari. Pavlina Trimçevska nga shoqata “Borka” në Gostivar, tha se qëllimi i fushatës është rritja e vetëdijes për këtë sëmundje dhe informimi për kontrollet e hershme, që sipas saj kanë një rëndësi parësore në luftën kundër kancerit të gjirit.

“Ne si shoqatë “Borka” së bashku me Aleancën Evropiane kemi fushatë për luftë kundër kancerit të gjirit. Kemi kënaqësinë që komuna jonë dhe kryetari Arben Taravari na jepin mbështetje të pa rezervë për këtë mision human. Dua të theksojë se ne u japim mbështetje të gjithë të të prekurve nga kanceri, dhe respekt të madh për ata që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje dhe kjo ditë sigurisht që u kushtohet atyre. Në shenjë respekti dhe se jemi me ata në betejën kundër kancerit të gjirit, ne sot do të ecim dhe vrapojmë për t’u dëshmuar atyre se nuk janë vetë me këtë luftë”, tha Trimçevska.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se për tre vite pushteti lokal në Gostivar vazhdimisht ka dhënë mbëshetje për organizime të tilla, përmes së cilave sadopak të ngritet vetëdija për një jetesë më cilësore.

Nga shoqata “Borka” iu bëjnë thirrje të gjitha grave, që ti bëjnë ekzaminimet e rregullta mamografike. Ky kancer sipas tyre rastis të prekë edhe një pjesë të burrave, andaj apelojnë ata të cilat kanë simptome të dyshimta t’i drejtohen mjekëve. Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike çdo e teta grua në vend është apo ka qenë e prekur nga kanceri në gji. Nga analizat në çdo 100 mijë gra, në tri vitet e fundit prekja prej kësaj sëmundje ka arritur në 30% të rasteve të ekzaminimeve, që rëndit kancerin e gjirit ndër sëmundjet më vdekjeprurëse në vend. TV GLOBI

Continue Reading

Previous: Ngjarje tragjike në Zvicër, humb jetën i riu nga Gostivari
Next: Gostivar, përurohet çerdhja e re “Dielli” në fshatin Banjicë e Poshtme

Të ngjashme

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.