Gostivar “Lada Niva” merr flakë në mes të rrugës

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 21 Shtator, 2020 14:50

Në rrugën Industriale në Gostivar, sot rreth orës 13:30 një automjet i markës “Lada Niva” është përfshi nga flakët e zjarrit, njofton Gostivari Sot 

Kanë qenë zjarrfikësit e Njësitit Territorial në Gostivar që kanë intervenuar për të shuar zjarrin që shkrumboi automjetin që ka qenë duke lëvizur në rrugën Industriale përballë Internatit të nxënësve të shkollave të mesme.

Pas denoncimit, në vendngjarje ka dalur edhe ekipi i Policisë. Jo zyrtarisht, shkak besohet se është bërë një defekt elektrik në automjet.

Policia po punon në zbardhjen e shkaqeve, por dyshimet janë që zjarri mund te jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Nga pamjet që ua sjell Gostivari Sot, duket që zjarri ka përfshi tërrësisht automjetin dhe ka shkrumuar çdo pjesë të tij.

Persona të lënduar nuk ka. Më tepër detale rreth rastit priten nga raporti zyrtar i Stacionit Policor të Gostivarit. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 21 Shtator, 2020 14:50