Gostivar, kontrolle ndaj automjeteve që kryejnë transport publik
Dje (13-tetor) nga ora 10.00 deri në ora 13.00, në rrugën regjionale Gostivar-Cegrane, në fshatin Çajle, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Sigurisë së Trafikut Rrugor Gostivar, kanë kryer kontrolle të intensifikuara të trafikut ndaj automjeteve që kryejnë transport publik pa licencë të adekuate për këtë veprimtari. Këto aktivitete, të realizuara në koordinim me Zyrën e Jashtme për Çështjet Penale të Gostivarit, kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 3 automjete (furgonë), kundër pronarëve të të cilave do të përgatiten parashtresa adekuate, në përputhje me nenin 284 A të Kodit Penal, transmeton Gostivari Sot
Aktivitete të tilla më datën 3 dhe 9 të këtij muaji janë kryer në rrugën regjionale Gostivar-Gredec dhe në rrugët e Gostivarit “Beliçica” dhe të “Balindollit”, me ç’rast janë sanksionuar gjithsej 11 automjete pa
licencë, nga të cilat gjysma e vetura dhe gjysma tjetër furgona. Gostivari Sot