Gostivar-Kërçovë, kamioni bie në humnerë dhe përfshihet nga flakët
Sot në ora 12:15 në rrugën regjinale Gostivar-Kërçovë, një kamion “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga M.T. 32 ) nga Shkupi, ka dalë nga rruga, ka rënë në humnerë dhe ka marrë flakë, njofton Gostivari Sot, duke u thirrur në informacione të Policisë.
“Ngasësi i kamionit është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit kanë lokalizuar zjarrin në veturë.
Një ekip i Policisë së Gostivarit po kryen kontroll në vendin e aksidentit. GS