Gostivar, gruaja sulmon me mjet të mprehtë ish të dashurin

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Janar, 2024 13:29

Gostivar, gruaja sulmon me mjet të mprehtë ish të dashurin

Nga SPB-Tetovë thonë se në orët e para të ditës së sotme, policët kanë qenë dëshmitarë gjatë një sulmi me mjet të mprehtë në Gostivar, përcjell TV21. Sipas njoftimit, një grua 27 vjeçe ka sulmuar ish të dashurin e saj.

“Më 18.01.2024, në orën 01.50, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, efektivët e policisë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 27-vjeçaren M.A. nga Sërmnova e Gostivarit. Ajo ishte parë nga efektivët e policisë se si 20 minuta më herët, me një mjet të mprehtë kishte sulmuar personin I.S. (46) nga Gostivari, me të cilin ajo kishte qenë më parë në një marrëdhënie dashurie, pas çka ajo u përpoq të lëndonte edhe veten, por I.S. e kishte penguar atë gjatë tentimit. M.A. është mbajtur në stacionin policor, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Janar, 2024 13:29