Gostivar, gjoba për 95 persona pasi nuk mbajtën maska mbrojtëse

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 11 Qershor, 2020 12:07

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (10/11-qershor), sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, janë evidentuar 10 persona të rij (TE-10) në izolim me vendim të Inspektoratit shtetrorë sanitar shëndetsorë, ndërsa janë kontrolluar 730 persona (TE-510 dhe GV-220) që janë në izolim.

Kurse sa i përket vet-izolimit gjatë kësaj periudhe, 24 persona të rij kanë nënshkruar deklaratë (TE-19 dhe GV-5), gjithashtu, është kryer kontroll ndaj 150 personave tjerë (TE-130 dhe GV-25) që janë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 214 personave (TE-119 dhe GV-95)
janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së
epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të
maskave mbrojtëse.

Në bashkëveprim dhe koordinim me Inspektoratin shtetrorë të tregut, është kryer kontroll në 15 objekte
hotelerik në rajonin e Tetovës, Tearcës dhe Bogovinës në të cilin nuk janë konstatuar shkelje të
protokollit të punës. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 11 Qershor, 2020 12:07