Gostivar, filloi vaksinimi kundër Covid 19

Mëngjesin e sotëm në ora 8 në një pikë të veçantë në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar, filloi vaksinimi kundër koronavirusit.
Pacienti i parë i vaksinuar ishte 78 vjeçarja Lirije Ramadani nga fshati Negotinë. Ajo bëri thirrje për vaksinim deri te qytetarët, për siç tha, ta mbrojmë shëndetin tonë.
Për imunizim përdoren vaksinat e Astra Zeneca, 500 doza që Gostivari i mori ditë më parë për vaksinim të grupit të parë të qytetarëve mbi moshën 77 vjeçe.
Paraqitja për vaksinim bëhet përmes mjekut amë. Tv Globi