Numri i të infektuarve me Kovid-19 sa vjen e rritet. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 120 raste të reja, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga institucionet përkatëse, pas çka kjo do të shënoj edhe rritjen më e madhe e të prekurve nga Kovid-19. Ky është numri më i lartë i të prekurve nga Kovid-19. Deri më tani numri më i madh ishte 107, që u regjistrua më 16 prill.
Ndryshe kujtojmë se pikërisht rritja e vazhdueshme ditëve të fundit të të prekurve ishte shkak që Komisioni për sëmundje infektive të propozoj, ndërsa qeveria të miratoj rikthimin e orës policore që fillon sonte në ora 21:00.